Lajme
Skenat shkatërruese nga Florida, uji hyn brenda shtëpive, banorët ikin në katet e larta
Demokracia
23:25 | 28 Shtator 2022

Share:

Vërshime shkatërruese kanë goditur Plazhin e Fort Myers dhe Naples në Florida, duke lënë prapa skena kaosi.

Krejt kjo si pasojë e uraganit Ian, që goditi këtë pjesë të Amerikës sot.

Si pasojë e erërave të fuqishme, më shumë se 1 milion banorë në shtetin Sunshine kanë mbetur pa energji elektrike.

Në rrjete sociale janë publikuar video ku shihen shtëpitë e mbuluara nga ujërat, ndërkohë që banorët kalojnë në katet e dyta për të shpëtuar jetët e tyre.

Të ngjashme