Sport
Skenat e dhunës në ndeshjen Nice – Marseille: Federata franceze me “dorë të hekurt”, këto janë dënimet e para
Demokracia
14:18 | 26 Gusht 2021

Share:

Ndeshja e javës së dytë në elitën e futbollit francez ndërmjet Nices dhe Marseilles kishte eskaluar në dhunë.

Tifozët vendas zbritën në fushë dhe u përplasën me lojtarët mysafirë, pasi Payet i Marseilles hodhi shishe të plastikës në drejtim të tyre, shkruan Demokracia.com.

Në lidhje me këtë çështje, federata franceze kishte hapur menjëherë një hetim, ndërsa janë marrë edhe vendime e para.

Klubi i Nices për shkak të dhunës së ushtruar do ta luajë ndeshjen e radhës në shtëpi pa praninë e tifozëve.

Pa dënim nuk ka shpëtuar as asistenti i Jorge Sampaolit, Pablo Fernandez i cili është pezulluar.

I njëjti që mban detyrën e trajnerit të fitnesit te Marseille u kap nga kamerat duke e goditur në fytyrë një nga tifozët që u përfshi në përleshje.

Sa i përket vendimit për çështjen e fitores në tavolinë, do të pritet deri në datën 8 shtator, aty ky komisioni i disiplinës do të vendosë se kujt i takojnë tri pikët.

Deri në minutën e 74-të kur edhe “shpërtheu” dhuna, rezultati ishte 1-0 në favor të Nice. /Demokracia.com

Të ngjashme