Sport
Skena të dhunshme në Ligën e Evropës, tifozët kroatë përleshen ashpër me policinë spanjolle
Demokracia
11:27 | 18 Shkurt 2022

Share:

Një fitore të shkëlqyer në Ligën e Evropës nga Sevilla mbrëmjen e të enjtes ndaj klubit kroat, Dinamo Zagreb, u shoqërua me përleshje të dhunshme mes tifozëve kroatë dhe policisë spanjolle.

Skenat e dhunshme ndodhën brenda stadiumit “Ramon Sanchez Pizjuan”, teksa nuk munguan as shkopinjtë, ndërsa përleshja sa vinte e përshkallëzohej, përcjell Demokracia.com.

Ulëset e stadiumit hiqeshin nga tifozët kroatë dhe hedheshin mbi policët spanjollë që gjithashtu intervenuan për të qetësuar situatën.


Tifozët e Dinamo Zagrebit njihen si tifozë problematik edhe gjatë të së kaluarës.

Shtatorin e vitit të kaluar, tifozët e të njëjtit klub u përfshinë në probleme kur sulmuan një grup tifozësh të Ëest Hamit që po pinin në një lokal në Zagreb pas ndeshjes. /Demokracia.com/

Të ngjashme