Sport
Skena shokuese në Portugali: Një tifoz i dehur hyri në fushë dhe qëlloi lojtarët vendas
Demokracia
11:59 | 11 Prill 2022

Share:

Në kuadër të xhiros së 29-të të kampionatit portugez, ka ndodhur një skenë e pazakontë, por edhe një dështim i madh i sigurisë në ndeshjen mes vendasve Vitoria dhe Portos mysafire në Guimaraes – tifozi ka ecur nëpër fushë dhe ka qëlluar lojtarët.

Sipas mediave vendase, tifozi ka qenë i dehur, ndërsa në rastin e parë ka tentuar të përqafojë një nga futbollistët.

Pas kësaj, kur ka parë që nuk ia del dot, ka tentuar të godasë të njëjtin lojtar dhe më pas ka sulmuar një tjetër derisa më në fund kanë reaguar gardianët.


E gjithë situata ka ndodhur në minutat shtesë, gjegjësisht në minutën e 94-të.

Ndeshja në fund u mbyll 0:1 për mysafirët./Demokracia.com/

Të ngjashme