Sport
Skena humori në derbin e Eredivisie: Portieri i Feyenoordit bën një veprim sa të zgjuar aq edhe të pazakontë
Demokracia
09:04 | 30 Janar 2023

Share:

Është njëra ndër skenat më të rralla në futbollin botëror, në të kishte humor, por edhe inteligjencë. Këtë e bëri portieri i Feyenoordit, i cili ishte tejet i qetë në veprimin që bëri, duke arritur madje të vononte edhe ndeshjen në minutën e 38-të.

Ai kreu një dalje nga porta dhe në një dyluftim me një kundërshtar, arriti që topin ta nxirrte jashtë vijave anësore të fushës. Për t’u rikthyer sërish në portë, duhej kohë.

Këtë e kuptoi lojtari i Twentes dhe nxitoi tat a fuste topin në lojë për të përfituar nga rasti që portieri i Feyenoordit nuk ishte në portë. Por Justin Bijlow, tregoi zgjuarsi.

Ai mori një top tjetër që ishte jashtë dhe e hodhi në fushë…

Rregullorja në futboll e thotë qartë, se kur janë dy topa në fushë, atëherë loja duhet ndaluar derisa të largohet njeri nga topat. Kaq mjaftoi që Bijlow të fitonte kohë për t’u rikthyer në portë. Lojtari i Twentes mbeti i acaruar me portierin e Feyenoordit, aq sa e gjuajti me top, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi gardianin me karton të verdhë.

Të ngjashme