Sport
Skena horror në futbollin kroat, lojtari pëson lëndim të rëndë i gjithë stadiumi mbeti pa fjalë
Demokracia
12:17 | 15 Gusht 2022

Share:

Futbollisti kroat Igor Postonjski ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen kundër Osjekut në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Parë të Kroacisë.

Skena horror u pa në minutën e 24 të ndeshjes. Në duel për topin, Postonjski u përplas me një lojtar kundërshtar ku u dëgjua një goditje e tmerrshme, e më pas një gjëmim, tranmseton Demokracia.com

Stadiumi mbeti i shtangur nga pamja, dëgjoheshin vetëm rënkimet e Postonjskit, i cili përpëlitej nga dhimbja.

Futbollisti fatkeq theu të dy kockat – tibinë dhe fibulën. Ai u transportua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent, ndërsa tani e pret një pushim disa mujor.

Momentin mund ta shihni te minuta 37.50: /Demokracia.com

https://youtu.be/WqjHwuJMO04?t=2312

Të ngjashme