Lajme
Skena e Vulinit me refugjatët, Kandiq e krahason me njësitin famëkeq “Shkorpionët” që kryen krime në Kosovë
Demokracia
16:14 | 20 Korrik 2022

Share:

Një turmë emigrantësh para pak ditësh janë kapur nga ushtria serbe, derisa një fotografitë ku ata shihen grumbull dhe me duart mbi kokë janë bërë virale.

Kjo meqë shumë njerëzve që njohin historinë e luftërave në Bosnje e Kosovë iu ka ngjarë me pamjet e asaj kohe kur kriminelët serbë grumbullonin civilët e paarmatosur boshnjakë e shqiptarë dhe i ekzekutonin.

Fotografia me emigrantë që i vëzhgon ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, i është dukur e njëjtë me ngjarjet e luftërave në Bosnje e Kosovë edhe aktivistes serbe, Natasha Kandiq.

Ajo thotë se një pamje e tillë ku emigrantët shihen në gjunjë dhe me kokën e përkulur ngjason me horrorrin që paramilitarët e “Scorpions” kishin bërë.

“Në gjunjë, kokën e përkulur, siç Horrorri që e bënë “Scorpions””, ka shkruar Kandiq.

“Scorpions” ishte një njësi paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave në Jugosllavi. Njësia ishte e përfshirë në krime lufte gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Të ngjashme