Lajme
“S’kemi pranu draft”, Vuçiq çudit me deklaratën e tij të fundit
Demokracia
18:57 | 16 Mars 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në një fjalim para qytetarëve se ende nuk kemi marrë një draft se çfarë dëshiron BE-ja dhe se pala jonë ka dorëzuar propozimin e saj, ndërsa pala shqiptare ka dorëzuar të vetin.

“Kam punuar tre ditë me ta për këtë çështje, kemi dorëzuar propozimin tonë dhe shqiptarët kanë dorëzuar propozimin e tyre. Ne nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli dhe ajo letër ende nuk ekziston, deri më sot deri në orën 18:00”, tha Vuçiq në takimet e ditëve të mëparshme me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, raporton Tanjug.

Ai ka deklaruar se ajo letër nuk ekziston dhe se sapo të ekzistojë do ta informojë opinionin dhe do të tregojë se çfarë është e keqe apo e mirë, nëse ka të mirë në diçka.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër, me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të jenë konstruktive.

Ai ka thënë se palët duhet te jenë serioze dhe të gjejnë mënyrë për të shfrytëzuar këtë mundësi që e ofron Evropa, SHBA-ja dhe të tjerët.

“Pritjet tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe që ata do të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t’i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke kuptuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje.” – ka thënë Escobar, shkruan REL.

Kujtojmë se pas takimit të 27 shkurtit, Bashkimi Evropian ka publikuar pikat e marrëveshjes së propozuar për dialogun Kosovë – Serbi. Plani evropian është pranuar tashmë nga të dyja palët. Këtë e kishte konfirmuar edhe Josep Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, kishte shkruar se palët janë pajtuar që mos të diskutohet më ky plan, çka do të thotë se tashmë ata kanë dhënë po-në përfundimtare.

Të ngjashme