Liria regjistroi fitore të thellë dje në kuadër të grupit A në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Në stadiumin “Përparim Thaçi”, skuadra nga Prizreni mposhti Vushtrrinë me rezultat të thellë, 7:1, shkruan Demokracia.com.
Në mesin e shtatë golave për Lirinë, njëri prej tyre ishte më i veçantë.
Përmes një skeme “mashtruese”, futbollistët e Lirisë ia pasuan topit futbollistit me përvojë, Robert Gjeraj, i cili shënoi gol të bukur.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/robert.gjeraj/posts/10158136314822864?__cft__[0]=AZU9z-i1b_NY5zFXpyHrh_uSmlTl1GJajLDz-2ELEcxZxqTXFiITZpumgsSohrjCBQCL6GFAaRqekiQ246vErezq96ZTbZMJkuzuWoLTTC41azCLGkyoVrK1bKlxpofdLr1Sttlyz4b2oUQsU0flod3q&__tn__=%2CO%2CP-R