Manchester Unitedi ka marrë një tjetër goditje në kohën kur po kalon momente jo të mira në elitën e futbollit anglez.
Mesfushori francez, Paul Pogba ka pësuar një lëndim në stërvitje me ekipin kombëtar të Francës, raporton RMCSport, përcjell Demokracia.com.
Pogba pas lëndimit është larguar nga grumbullimi në stërvitje me bashkëkombasit e tij në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Sipas RMC, ekzaminimet e para mjekësore thonë se ylli i Manchester Unitedit do të mungojë për tetë deri në 10 javë.
? Paul Pogba picked up the thigh problem in France training while taking a shot. [@RMCsport] pic.twitter.com/r07QOAklLJ https://t.co/TVnJgK7fzU
— UtdDistrict (@UtdDistrict) November 8, 2021
Kësisoj, Pogba nuk do të kthehet deri në fillim të vitit 2022.
Një lojtar që mund të përfitojë nga mungesa e Pogbas është mesfushori holandez, Donny van de Beek.
Ky i fundit nuk është duke u aktivizuar fare nga trajneri, Ole Gunnar Solskajer, ndonëse i ishte bashkuar “Djajve të Kuq” si një lojtar me të ardhme të ndritur. /Demokracia.com