Sport
SKANDALOZE/ Ylli i NBA-së sulmon djalin dhe ish-gruan, nëna thotë se fëmija ka gjakderdhje nga goditja
Demokracia
14:20 | 26 Mars 2022

Share:

Një skandal i paprecedentë tronditi ligën e NBA dhe në qendër të saj është basketbollisti i Sacramento Kings, Rishon Holmes, i cili rrahu ish-bashkëshorten dhe djalin e tij gjashtëvjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shkurt, por është bërë publike vetëm në mes të marsit, kur hetimet e policisë kanë përfunduar dhe raporti ka mbërritur në media. Sacramento si klub, e pezulloi menjëherë basketbollistin e tij deri në fund të sezonit, transmeton Demokracia.com.

Sipas mediave amerikane, Rishon Holmes dhe gruaja e tij Alicia po luftojnë për kujdestarinë e djalit të tyre.

Alicia akuzoi Rishonin për dhunë në familje dhe abuzim fizik ndaj djalit të tyre 6-vjeçar, duke deklaruar se babai i ka shkaktuar gjakderdhje djalit nga një goditje në kokë gjatë një vizite në 6 shkurt. /Demokracia.com

Të ngjashme