Lajme
Skandaloze: “Viva Fresh Store” shet produkte me afat të skaduar (FOTO)
Demokracia
17:04 | 28 Gusht 2022

Share:

Rrjetet e mëdha të marketeve në Kosovë jo rrallë herë janë në qendër të vëmendjes për shkelje të ndryshme.

Madje, disa prej tyre mbajnë edhe produkteve me afat të skaduar.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në Prishtinë, saktësisht në piken e “Viva Fresh Store” në lagjen Dardania.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të Demokracia.com, i cili ka e blerë disa jogurtë me fruta në këtë market e të cilët kishin qenë me afat të skaduar .

Personi ka blerë produktin duke mos i shkuar në mendje se mund të ishte me afat të skaduar pasi që ndodhej në raft, më pas e ka parë që afati i tyre ka skaduar me datë 25.08.2022.

Ai shprehet i indinjuar duke thënë fëmijët mund të ishte helmuar pa e vërejtur se jogurti ishte prishur.

Ndërkohë jogurtët me fruta më së shumti konsumohen nga fëmijët.

Kujtojmë se konsumatorët shpeshherë kanë hasur në produkte me afat të skaduar, në qendra e mëdha tregtare në Kosovë./Demokracia.com/ 

Të ngjashme