Një ndeshje futbolli në Bosnjë e Hercegovina ka prodhuar edhe tensione ku nuk munguan as grushtet.
Sllatina dhe Boducnosti u përballën mesvete në Bashigovc, shkruan Demokracia.com.
Mysafirët e Boducnostit realizuan golin e dytë në këtë takim, ndërsa me një gjë të tillë nuk u pajtuan tifozët vendas të cilët hyrën në fushë dhe sulmuan gjyqtarët.
Krahas gjyqtarit kryesor, pa grushte nuk shpëtoi as gjyqtarja femër e cila ishte asistente në këtë përballje.
Kjo e fundit ka pësuar lëndime në hundë. /Demokracia.com