Sport
Skandaloze: Sulmohen fizikisht gjyqtarët e derbit në hendboll mes Trepçës dhe Besa Famgas
Demokracia
08:34 | 14 Prill 2024

Share:

Besa Famgas e ka fituar derbin e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovcë, Besa e mposhti Trepçën me rezultat 34:30.
Ndeshja ishte e fortë.

Vendasit startuan fuqishëm dhe në pjesën e parë ishin vazhdimisht në epërsi. Por në pjesën e dytë pejanët shfaqën më shumë.

Për herë të parë kaluan në epërsi në minutën e 44-t dhe më pas mbajtën epërsinë deri në fund.

Por ndeshja nuk kishte fund normal. Me të përfunduar takimi, në fushën e lojës kanë hyrë persona të paautorizuar.

Dy prej tyre kanë realizuar sulm fizik ndaj arbitrave të lojës. Dyshohet që bëhet fjalë për ish-hendbollistë dhe kjo e bënë më të papranueshme ngjarjen.

Federata e Hendbollit e Kosovës e dënon fuqishëm dhunën e shfaqur, ndërsa organet e Federatës gjatë javës së ardhshme do të marrin vendimet meritore lidhur me atë që ndodhi.

Të ngjashme