Lajme
Skandaloze: Stafi i QKUK-së gjen metal në antibiotikun e terapisë së pacientit
Demokracia
16:20 | 05 Janar 2022

Share:

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka njoftuar sot në QKUK brenda një shishe të antibiotikut është gjetur një copë metali.

Vitija ka publikuar foto nga ky rast, derisa ka thënë se stafi atë kohë ka qenë duke përgatitur terapinë për një pacient, përcjell Demokracia.com.

Ai mes tjerash ka shtuar se “ky është një skandal i madh i furnizimit me barna pa ndonjë kontroll”.

Postimi i plotë:

Ne QKUK sot eshte hasur ne nje cope metali brenda shishes se antibiotikut ceftriaxone. Rasti ka ndodhur pasi stafi i kirurgjise ka qene duke pergatitur terapine per nje pacient. Ky produkt eshte hequr nga perdorimi. Ky eshte edhe nje skandal i madh i furnizimit me barna pa kurrfar kontrolli ne Kosove./Demokracia.com/

Të ngjashme