Sport
Skandaloze | Siç ishte paralajmëruar, tifozët e Atleticos bëjnë fyerje raciste kundër Vinicius para derbit madrilen
Demokracia
20:13 | 18 Shtator 2022

Share:

Tifozët e Atletico Madridit kanë bërë fyerje raciste ndaj futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior para derbit madrilen.

Shumë prej tifozëve të Atleticos teksa po prisnin hyrjen në stadiumin “Wandametropolitano” kanë fyer rëndë sulmuesin brazilian, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton Demokracia.com.

“Ti je majmun, Vinicius ti je majmun” – ishin thirrjet e tifozëve të klubit jashtë stadiumit.

Thirrjet raciste për Vinicius ishin paralajmëruar prej ditësh nga mediat spanjolle.

Kjo për shkak të mënyrës së festës së kërcimit që bën Vinicius kur shënon gola.

Derbi madrilen mes Atleticos dhe Realit luhet sonte me fillim nga ora 21:00./Demokracia.com/

Të ngjashme