Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP) , kishte hap tender për furnizim me “Material të ndryshëm zyrtare” , në këtë tender kanë aplikuar tre kompani të përbëra me konzorciume. Ndërsa AQP-ja e kishte shpall fituese konzorciumin e përbërë nga kompanitë “Letra Com Sh.P.K” dhe Mediatech&Print SH.P.K” . Vlera e kontratës është 694,947,90 euro.
Kompani e cila ishte shpall e papërgjegjshme nga AQP-ja Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi, kishte bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit , por kjo e fundit nuk e merr për bazë ankesën dhe i rekomandon autoriteti kontraktues AQP-së të vazhdoj me kompanitë “Letra Com Sh.P.K” dhe Mediatech&Print SH.P.K” . Gjykata e tenderëve në këtë rast i rekomandon AQP-së të vazhdoj me procedura të prokurimit me kompaninë të cilën vet e ka fut në listën e zezë për shkak të mos përmbushjeve të obligimeve tatimore e që është konstatuar nga një proces tjetër tenderues.
Bëhet fjalë për kompaninë “Mediatech@Print sh.pk”, e cila sipas vendimit të OSHP-së është në listë të zezë deri më 23.01.2023. E cila nuk ka të drejtë pjesmarrje në tender.
IndeksOnline e ka siguruar ankesën e operatorit pjesëmarrës në këtë proces Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi. (Dokument)