Lajme
Skandaloze: Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi e quan terrorist babain e Azem Kurtajt
Demokracia
10:50 | 09 Janar 2023

Share:

Veljko Odaloviq, kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi po pretendon se KFOR-i nuk po e kryen punën e vet në Kosovë.

Siç raporton Kosovo-Online, Odaloviq për “TV PRVA”, ka thënë se është absurd që KFOR-i të refuzojë vendosjen e forcave serbe në Kosovë.

“Ka nja dy muaj tension në Kosovë, në prag të një incidenti, KFOR-i për Krishtlindje dërgon mesazh se janë ata që do të jenë garantuesi i sigurisë dhe se në ditët kur u plagosën dy djem, dhe një i tretë u rrah.” – ka thënë ai.

Mësohet arsyeja e plagosjes së dy serbëve nga pjesëtari i FSK-së

Odaloviq madje jep një deklaratë skandaloze e duke e quajtur babain e Azem Kurtajt “terrorist”.

“Babai i tij ishte terrorist. Ai vdiq në bombardimin e burgut të Dubravës, i cili ishte shënjestër e NATO-s, jo e Serbisë. Ishte një nga krimet e tmerrshme” – tha ai.

Të ngjashme