Lajme
Skandaloze| Komisioni hetimor i pushtetit liston për intervistim edhe persona të vdekur
Demokracia
13:22 | 17 Qershor 2022

Share:

Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë këtë të premte ka përpiluar listën përfundimtare, ku i kanë vendosur edhe emrat e dëshmitarëve për t’i ftuar për intervistim në këtë komision. E njëjta nuk ka kaluar, duke u shtyrë kështu për një ditë tjetër.

Komisioni i formuar nga pozita, në mes njerëzve që i ka ftuar për intervistim e ka përfshirë edhe emrin e ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha.

Kryesuesi i këtij komisioni, Hajdar Beqa ka thënë se do të largohen emrat e pamundshëm për t’u intervistuar, siç janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Kolë Berisha, përcjell Demokracia.com.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se gjatë rrugëtimit të hetimeve mund të dërgohen pyetje në Gjykatën Speciale për ish-udhëheqësit e institucioneve që janë në Hagë.

Rexhaj ka shtuar se do të ftohet për intervistim edhe Glauk Konjufca.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se janë dy lista, njëra me 287 emra dhe tjetra me 287. Sipas tij, kjo nuk do të mundësojë një hetim të arritshëm dhe nuk do t’i përkrah emrat që ftohen vetëm për spektakël.

Ky komision është iniciuar nga shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila kishte thënë që analiza e hetimeve për këtë komision do të jetë e një periudhe më të gjatë.

Komisioni hetimor do të ketë objekt hetimi procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë, duke filluar nga viti 2006 deri në vitin 2022 në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike. /Demokracia.com/

Të ngjashme