Fundi i muajit mars shënon edhe fillimin e eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Tashmë shtetet janë duke i bërë përgatitjet fundit para se ekipet të grumbullohen për zhvillimin e ndeshjeve. Kosova ndodhët në Grupin B së bashku me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Në këtë grup, vetëm Suedia e ka njohur Kosovën si shtet, derisa Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Por skandali më i madh ka ndodhur nga Federata e Futbollit të Spanjës në rrjetet sociale. Në njoftimin për publikun se trajnerit Luis Enrique do të publikojë listën me lojtarët e ftuar më 15 mars, spanjollët kanë bërë një skandal duke shkruar territorin e Kosovës.
“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, ka shkruar faqja zyrtare e Kombëtares së Spanjës në futboll.
Kosova do të përballet me Spanjën më 31 mars në takimin që do të luhet në “Estadio Olimpico” në Sevilla. /Demokracia.com