Festivali i muzikës klasike “Chopin Fest”, ku aktualisht ka ambasadorë e deputetë si mysafirë, është duke u mbajtur në Prishtinë pa rrymë, në kushte të improvizuara.
Në këtë festival, ku po performojnë edhe mysafirë nga Italia, më shumë po ndjehet zhgënjimi, se festa, shkruan Demokracia.com.
Ky festival po mbahet në amfiteatrin e ri të bibliotekës universitare në Prishtinë.
“Chopin Piano Fest Prishtina” ka filluar më 9 maj dhe do të zgjasë deri më 8 qershor. /Demokracia.com/