Tenisti serb Novak Xhokoviq vazhdon të përcillet me skandale dhe atë gjithmonë kur është në pyetje Kosova, shkruan Demokracia.com.
Këtë herë është përfshirë edhe babai i tij Srdjan Xhokoviq.
Ai në një intervistë në “TV Happy” pasi ka folur për triumfin e tenistit serb në “Australia Open”, në mënyrë skandaloze e ka përfshirë edhe Kosovën.
Sipas tij, Kosova është “qëllimi i ekzistencës së serbëve” në këtë vend.
“Novak është mirëpritur në mënyrë fantastike në Kosovë. Ai kurrë nuk i sulmoi shqiptarët. Kosova është qëllimi i ekzistencës sonë në këtë vend”, ka thënë Srdjan.
“Kosova ka mbi dy mijë manastire, është toka jonë e shenjtë, si Jeruzalemi për hebrenjtë. Nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, madje i kam zili që mbrojnë interesat e tyre kombëtare”, tha Srdjan. /Demokracia.com