Lajme
Skandaloze: Asistenti i Kurtit tallet me sëmundjen e Isa Mustafës, poston fotografi me shkop
Demokracia
12:48 | 09 Qershor 2023

Share:

Arianit Beqiri, asistent ekzekutiv i kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltar i VV-së në asamblenë e Komunës së Prishtinës, ka bërë një postim skandaloz në Twitter.

Ai e ka ironizuar me sëmundjen e Isa Mustafës, ish-kryeministrit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Prishtinës. Në shkrimin e tij, Beqiri ka postuar një fotografi të tij me bastun dhe të Mustafës, po ashtu për bastun, të cilën e mban vazhdimisht për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë.

“Shkatërruesit e LDK-së” – ka shkruar Beqiri, duke e përcjellur me dy “emoji”, njëra nga të cilat është ajo e të qeshmes me lot.

Një krahasim i tillë, shikuar nga një pikëpamje etike është e papranueshme. Për më shumë, në kulturën politike shqiptare, nuk është përdorur sëmundja e tjetrit si platformë për të kritikuar e aq më pak për të përqeshur kundërshtarin politik. Madje, sëmundjet dhe gjendja shëndetësore llogaritet si një nga privatësitë më të mbrojtura në botën perëndimore.

Mungesa e empatisë ndaj situatës shëndetësore të tjetrit, që u shpërfaq brutalisht në postimin e Beqirit, është pritur me shumë kritika në Twitter.

“Hajt Arianit e loqka jem se plakesh edhe ti,inshaAllah plakesh e ki jeten e gjate. Perndryshe me kesh ni njeri me hec me shkop e qe eshte nmoshe spo di ma budallaki a ka.” – i komentoi një qytetar.

“Nese po mendon qe je tu i bo mire Levizjes me kete postim, t’jesh n’dijeni qe edhe ata qe na votojne i ben te dyshojne. Levizja nuk qendron per veprime te ketilla.” – i shkroi një tjetër.

Ndërsa kishte edhe të tilllë që i uruan fatin e njëjtë.

“Te pafsha qeshtu sa ma shpejt” – shkroi një komentues.

Ndryshe, Mustafës i ishte përkeqësuar sëmundja para disa viteve, për të cilën kishte marrë trajtim shëndetësor edhe në Gjermani.

Të ngjashme