Lajme
Skandalizon Vuçiq: Amniston krimet në Kosovë që i kreu kasapi Millosheviq
Demokracia
23:01 | 18 Mars 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një deklaratë skandaloze ka thënë se “kasapi i Ballkanit”, Slobodan Millosheviq, nuk është fajtor për ato që ndodhën në Kosovë para intervenimit të NATO-s.

Këto deklarata, ai i ka bërë në një intervistë për një prej televizioneve serbe, derisa po fliste për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, përcjell Demokracia.com.

“Sot gjërat janë shumë më të vështira. Kur flisni për konfliktin në Ukrainë apo edhe në hapësirën e ish Jugosllavisë, për luftë gjithmonë duhen dy palë. Nuk ishte faji i Millosheviqit para fillimit të agresionit të NATO-s, por ai është dashur t’i kuptoi pasojat”, tha ai.

Vuçiq e ka pranuar se ndihet i frikësuar, në këtë kohë kur nuk po ia del ta sanksionojë mikun e tij që po konsiderohet kriminel lufte, presidentin rus, Vladimir Putin.

“Kam frikë se të gjithë duan të fitojnë. Kur të gjithë duan vetëm të fitojnë, mendoj se do të përkeqësohet situata. Kam frikë se do të jetë shumë e vështirë për ne. Pozicioni ynë për momentin është i tmerrshëm”, tha ai në fund./Demokracia.com/

Të ngjashme