Lajme
Skandali në PE, Eva Kaili jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
Demokracia
22:00 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Detaje të reja janë bërë të ditura rreth deklaratës së parë të Eva Kailit, Zëvendës presidentes së Parlamentit Evropian.

Kaili doli sot përpara gjykatës ku dëshmoi se kishte kontaktuar me të atin pak para se ti konfiskoheshin paratë dhe i kishte kërkuar që të merrte paratë dhe t’ia dorëzonte ato pronarit të ligjshëm.

Mësohet se eurodeputetja greke ishte në një gjendje konfuzioni dhe në një gjendje shumë të keqe psikologjike.

“Pas prezantimit të Pançerit më kapi paniku. Unë kontaktova me babanë tim, i cili ishte në Bruksel me gruan e tij, dhe i kërkova që të merrte paratë që ishin në shtëpinë time në një vend të sigurt dhe t’ia dorëzonte pronarit të ligjshëm. Ai erdhi, mori valixhen me paratë dhe u kthye në hotelin ku po qëndronte. Megjithatë, me sa duket, ai tashmë po vëzhgohej nga policia. I kanë bastisur dhomën dhe i kanë konfiskuar paratë”, thuhet në deklaratën e saj Eva Kaili.

Dhe ja një tjetër element shqetësues sipas mediave të huaja, është se përse Eva Kaili nuk i ka njoftuar menjëherë autoritetet për paratë në shtëpinë e saj, por ka preferuar t’i kërkojë të atit t’i heqë nga aty.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave të huaja, të cilat bazohen në informacionet për deponimin e parë të zonjës Kaili te belgët, ka edhe një pyetje: nëse ajo vetë nuk e dinte ekzistencën e parave në shtëpinë e saj, si e dinte ajo kujt duhet t’i ktheheshin ato?

Gjyqtarët belgë pritet të kërkojnë përgjigje për të gjitha sa më sipër nga Eva Kaili më 22 dhjetor, për të vendosur nëse do t’i zgjatet paraburgimi apo do të lirohet.

https://www.protothema.gr/politics/article/1319423/eua-kaili-kena-kai-erotimata-stin-proti-tis-katathesi-gia-to-qatargate/

Të ngjashme