Sport
Skandali në Lojërat Mesdhetare, garuesja shqiptare: Në certifikatë shkruhej Qipro dhe jo Shqipëria
Demokracia
12:31 | 07 Korrik 2022

Share:

Kampionia Luiza Gega tregoi këtë mëngjes në “Ëake Up” emocionet nga Lojërat Mesdhetare në Algjeri, ku mori medaljen e artë në garën e 3.000 metrave.

Në intervistën ‘live’, Gega komentoi dhe situatën e sikletshme, kur teksa merrte medaljen, në sfond u vendos himni i gabuar.

“Nuk e kuptoja cfarë po ndodhte, trajneri e kapi direkt dhe më tha të zbres poshtë. Janë kompeticione shumë të mëdha dhe nuk pret të të ndodhin këto. Dhe te certifikata që mora ishte shkruar sikur isha nga Qipro, jo nga Shqipëria”.

Por, a dyshon atletja se një gabim i tillë ka qenë i qëllimtë?

“Nuk e prisja të ndodhte, por nuk besoj se ka qenë me qëllim. E kam menduar, por dua të mos e besoj”, thotë Gega.

Atletja kuqezi, Luiza Gega bëri një garë të shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare. Qysh në start ajo e udhëhoqi garën, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren e saj. Madje nga xhiro në xhiro, ajo e thelloi distancën nga ndjekëset e saj, duke i lënë pas thuajse 50 metra.

Fitorja e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare të Orani nga atletja Luiza Gega, as më pas dhe as më shumë, është një konfirmimin e aftësive të saj sportive, e cila edhe para katër vitesh fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës në Spanjë.

Të ngjashme