Lajme
Skandali me subvencionet| Flet Enkelejda Arifi: Nuk mundem t’u ndaloj familjarëve që të bëhen artistë
Demokracia
15:37 | 31 Mars 2022

Share:

Zyrtarja e Drejtorisë së Kulturës në Gjilan, Enkelejda Arifi, për të cilën ka raportuar Gazeta Insajderi se si anëtare e komisionit vlerësues në projektin e komunës shpërbleu djalin dhe kunatin e saj, ka deklaruar se e ka ndërgjegjen e qetë për këtë rast. Ajo, pasi që është shkarkuar nga kryetari i Gjilanit pas këtij skandali, tha se nuk mund t`ua ndalojë familjarëve të bëhen artistë me arsyetimin se “është konflikt interesi”.

Enkelejda Arifi, zyrtare për Kulturë në Komunën e Gjilanit, nuk po e sheh si konflikt interesi shpërblimin e djalit dhe kunatit të saj me fonde të komunës.

Ajo si anëtare e komisionit për ndarjen e subvencioneve për kulturë në këtë komunë, ka shpërblyer djalin dhe kunatin e saj në dy projekte të ndara me 7 mijë e 552 euro.

Blendi Arifi, djali i saj, kishte përfituar 1200 € në emër të projektit “Emigrantët”, ndërsa kunati i saj, Mehmetali Arifi, 6352 euro. Në listën e OJQ-ve në Kosovë, pronari i “Trupës Artistike Muzikore” është Mehmetali Arifi.

Lidhur me këtë rast, Arifi ka thënë se e ka ndërgjegjen e pastër.

“Unë me ndërgjegjen time jam e qetë. Nuk i kam dhënë para askujt. Nuk do të fillojmë t’iu themi në familje të lutem mos u bëj artist, sepse është konflikt interesi”, tha ajo në Klan Kosova.

Keqpërdorimi i pozitave nga anëtarët e komisionit vlerësues komunal, është konfirmuar edhe nga vet kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Krejt kjo pas raportimeve në lidhje me “dallaveret“ në komunën në fjalë.

Hyseni përmes një postimi në Facebook njoftoi anulimin e këtij konkursi.

“Nga vlerësimi i bërë procesit ne konstatojmë për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit“, shkroi Hyseni në facebook

Ndërkaq ai njoftoi edhe për shkarkimin e komisionit vlerësues të konkursit, pikërisht për personat që u raportua dy ditët e fundit.

“Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit“, tha Hyseni në facebook.

Kujtojmë se Enkelejda Arifi në zgjedhjet e 2019-ës fitoi pak më shumë se 2000 vota, me të cilat e kishte të pamundur të siguronte ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Gazeta ka zbuluar se edhe anëtaret e tjetër të komisionit kanë shpërblyer të afër me fonde nga komuna.

Në mesin e OJQ-vë përfitues ka edhe të atilla që lidhen direkt me anëtarë të komisionit përzgjedhës.

Komuna e Gjilanit ka angazhuar ekspert të jashtëm në këtë konkurs për ta parandaluar konfliktin e interesit. Njeri prej tyre i angazhuar për këtë çështje ishte Burim Demiri.

Por, ai në vend te parandalimit vendosi që të vepronte ndryshe. Vendosi në favor te vëllait të tij, Ardian Demirin.

Shuma prej 1,650.00 nga fondi i komunës u dha për vëllain e, anëtarit Burim Demiri,  Ardianin, për projektin Klubi Biçikleta Urbane 06.

që tregon për favorizimin e miqve e bashkëpunëtoreve të partnerit të koalicionit të Alban Hysenit.

Përfituesi më i madh i thirrjes publike të shpallur nga pushteti i Alban Hysenit të VV-së, ishte një organizatë e drejtuar nga miqtë e ngushtë të partnerit të tij të koalicionit, Arianit Ibrahimi. Organizata quhet “Lirona MDV”.

Drejtohet nga Lirona Zuka, Gentrit Shala, Argjenta Qamili. Të tre janë miq të Arianit Ibrahimi, kryetarit të degës së Aleancës Kosova e Re në Gjilan. AKR në Gjilan është në koalicion me Vetëvendosjen, që pushteti drejtohet nga Alban Hyseni.

3 mijë e 495 euro është shuma e parave që u ndalë për ta nga komisioni komunal.

Emri i projektit përmes së cilit, miqtë e Ibrahimit tentuan t’i marrin mjetet nga komuna, është “Film Dokumentar për vlerat kulturore”.

Njeriu që në prapaskenë e ndihmoi Alban Hysenin për të fituar zgjedhjet per kryetar të Gjilanit,, mori shpërblim mbi 20 mijë euro fonde nga kjo komunë.

Organizata Joqeveritare “Varg e Vi”, e udhëhequr nga aktori Avni Shkodra, njeriu i afërt i Hysenit, pas marrjes se pushteti nga Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitoj projektin e organizimit të manifestimit tradicional “Flakët e Janarit”.

Sipas dokumenteve, më 21 janar 2022 Hyseni kishte marrë vendim që t’i 20 mijë e 250 euro OJQ-së t’i ndaheshin OJQ-së ‘Varg e Vi”, të aktorit Avni Shkodra.

Avni Shkodra, përveç udhëheqës i OJQ-në ‘Varg e Vi’, është edhe aktor rezident i Teatrit të Gjilanit. Ky teatër financohet nga Komuna e Gjilanit e Ministria e Kulturës.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024