Lajme
Skandali me rezervat, deputeti Korenica reagon sërish pasi ministria e Hajdarit nuk i ktheu përgjigje
Demokracia
22:32 | 02 Gusht 2023

Share:

Deputeti i LVV-së, Visar Korencia, është shprehur sonte se qasja në dokumente publike do të duhej të ishte gjëja më normale dhe në të njejtën kohë inkurajuese për çdo shtetas të Republikës së Kosovës që ka për qëllim kërkesë për llogaridhënie për shpenzime të parasë publike, “gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi”.

Reagimi i tij vjen një ditë pas dorëzimit të kërkesës për Qasje në Dokumente Publike, transmeton Paparaci.

Megjithatë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk i ka kthyer asnjë përgjigje atij, për skandalin e rezervave shtetërore.

Ai ka dorëzuar kërkesë për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Përmes kërkesës zyrtare, ai ka kërkuar qasje nga MINT-i në pagesat dhe konfirmimin e pranimit të sasisë së grurit, vajit dhe sheqerit nga mjetet e dedikuara për rezervat shtetërore.

Ndonëse kërkesa është realizuar në emër të deputetit Korenica, ajo është iniciuar bashkërisht me Blend Zymin, një përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, tash kritik i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

Korenica shkroi sot në Facebook se veprimi i djeshëm i tij dhe i Zymit është shembull i një aktivizmi qytetar karshi Qeverisë Kurti, për çka qytetarët presin përgjegjësi.

Ajo çfarë dje kemi bërë me Blendin i cili përveç se përkrahës i Lëvizjes dhe kritik i dalluar, është shembull i një aktivizmi qytetar karshi qeverisjes aktuale nga e cila qytetarët presin përgjegjësi dhe angazhim ndryshe nga qeverisjet e kaluara, për atë dhe jemi mbështetur dhe votuar”, shkroi deputeti nga Rahoveci.

Mes tjerash, ai tha se “pasuria shtetërore mbrohet në shumë forma, edhe me një letër A4”.

“Dhe, çfarëdo dyshimi që mund të lind në publik që është në interesin tonë si shoqëri dhe që angazhohemi për shtetndërtim duhet sqaruar për të hequr çdo paqartësi nga organet tona të drejtësisë. Pasuria shtetërore mbrohet në shumë forma, edhe me një letër A4”, shtoi ai.

Të ngjashme
Lajme • 02 Maj 2024