Bayern Munich u shndërruar në çështje në Gjermani, pasi avioni që kampionët bavarezë udhëtonin drejt Katarit për disa orë mbeti i bllokuar në Berlin, shkruan Demokracia.com.
Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka publikuar një fakt tronditës për sa i përket incidentit me “Qatar Airëays”.
Bëhet fjalë për një paaftësi të pilotit të avionit, i cili, me sa duket, nuk ka dëgjuar kullën e kontrollit, e cila i ka sugjeruar atij që të merrte një rrugë më të shkurtër drejt pistës kryesore çka do t’i kursente atij disa minuta. Kjo do të shmangte edhe vonesën e cila më pas rezultoi fatale në dëm të skuadrës që nuk u lejua të nisej pasi avioni ishte në pistë pas orës 00:00.
Siç dihet, në Gjermani nuk mund të fluturojë më asnjë avion pas kësaj ore deri në mëngjes. Ky vendim është marrë nga qeveria gjermane në këtë kohë pandemie.
Ndërkohë, Bayerni vazhdon ta ndjekë këtë çështje në kërkim të përgjegjësve, të cilët, ashtu siç pohoi edhe Runmenigge, do të paguajnë dëmin e shkaktuar klubit gjerman. Skuadra humbi një ditë nga përgatitjet në Katar pasi mbërriti në Doha 7 orë e gjysmë më vonë nga se ç’ishte parashikuar.
Duket se fajin për këtë gjë e ka piloti, i cili tani duhet të japë shpjegime tek autoritetet përkatëse. /Demokracia.com