Ish-ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, 57 vjeç nga Partia e Lirisë, kishte ftuar shefin e Kremlinit, Vladimir Putin në dasmën e saj në verën e vitit 2018.
Sipas gazetës ‘Krone’, ai i dhuroi asaj një palë vathë prej safiri (ar i bardhë 750) me një vlerë prej të paktën 50 mijë euro.
Për shkak se Kneissl si politikane nuk i lejohet të pranojë dhuratat e shtrenjta, ato duhet të bëhen pronë e shtetit. Politikania reagoi ashpër, tregoi dhëmbët dhe negocioi një marrëveshje kredie.
Pavarësisht luftës, ajo mbetet besnike e Putinti dhe refuzon të heqë dorë nga pozicioni i saj në bordin e kompanisë shumëkombëshe të naftës, Rosneft.