Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili u lirua pas më shumë se katër muaj burg, pasi u arrestua më 9 dhjetor 2022 si pjesë e hetimit të Katargate.
Drejtësia belge ka urdhëruar arrest shtëpie për eurodeputeten greke me detyrimin për të mbajtur byzylyk elektronik.
44-vjeçarja Eva Kaili u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.
Arrestimi i saj nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma “të mëdha” parash dhe dhurata “të rëndësishme” që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në politikëbërjen evropiane. Të dy vendet mohojnë çdo akuzë.
Ajo ishte një nga pesë personat e arrestuar dhe akuzuar penalisht nga autoritetet belge, së bashku me partnerin e saj vendas Francesco Giorgi, ish eurodeputetin Pier Antonio Panzeri, eurodeputetin belg Marc Tarabella dhe drejtorin e OJQ-së “Nuk ka paqe pa drejtësi” Niccolò Figà-Talamanca.