Në malin e kritikave dhe sulmeve që pësoi skuadra e basketbollit Crvena Zvezda nga e gjithë bota, pasi refuzoi ta mbajë në duar banerin ku shkruante “ndaleni luftën”, kanë ardhur disa duartrokitje nga shteti rus, transmeton Demokracia.com.
Basketbollisti i famshëm rus, Vitaly Nosov, i cili fitoi medalje argjendi në Kupat e Botës 1994 dhe 1998 me kombëtaren ruse, foli për lojën e diskutueshme të luajtur në Kaunas.
“Serbët do të jenë gjithmonë me Rusinë. Dhe shumë faleminderit lojtarëve të Yllit të Kuq, që nuk ndoqën drejtimin e organizatorëve. Në çdo rast, politika nuk duhet të shqetësojë basketbollistët. Ata nuk janë përgjegjës për vendimet e marra nga autoritetet shtetërore. Të gjithë e dinë se sporti duhet të jetë jashtë politikës, por tani gjithçka ka shkuar shumë larg dhe njerëzit po vuajnë për këtë”, ka thënë Nosov, përcjellë “lostsports.com”. /Demokracia.com