Sport
Skandali i mediave serbe: Turneun “Australia Open” e lidhin me njohjen e shtetësisë së Kosovës
Demokracia
17:35 | 17 Shkurt 2021

Share:

Kosova sot po feston pavarësisë e saj të 13-të, por ja që në Serbi ende jetohet me iluzione dhe atje assesi nuk po mund të pranohet ky realitet, shkruan Demokracia.com.

Mediet serbe sot kanë bërë një tekst skandaloz që e lidhin me turneun prestigjioz të tenisit “Australia Open”.

Sipas portalit serb “informer”, në gjysmëfinale janë kualifikuar dy rusë një serb dhe një grek, dhe gëzimi sipas këtij portali është se ata vijnë nga vendet që nuk e njohin Kosovën.

“Dy rusë, një serb dhe një grek në gjysmëfinale. Asnjë vend nga vijnë këta lojtarë nuk e njeh Kosovën”, ka shkruar informer.rs, sipas të cilit kjo mjafton për ta cilësuar kinse “Australia Open” nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Është vërtetë e çuditshme sesi mediet nga shteti fqinjë vazhdojnë ta ushqejnë opinionin me gjëra që në reaitet nuk ekzistojnë fare. /Demokracia.com

Të ngjashme