Lajme
Skandali financiar i ambasadorit Berishaj, Kurti e mbron sërish: Është fushatë e egër, brenda është edhe Serbia
Demokracia
21:07 | 29 Mars 2023

Share:

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në intervistën në Debat Plus, ka folur edhe në lidhje me Martin Berishajn, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni.

I pyetur për këtë rast, Kurti ka thënë se është një fushatë e egër kundër Martin Berishajn, të cilën e quajti si “profesor”.

“Ai ka dhënë shpjegimin e vet dhe po e pret procesin të kryhet. Në këtë fushatë të egër, e cila është zhvilluar kundër Martin Berishajt në Kosovë e Serbi, e në anën tjetër në Slloveni, gjithashtu kundër kryeministrit aktual, i cili e ka quajtur shpifje shpikje ketë, madje në Sllovenisht në emision ka thënë “izmis lotina”, kështu e ka përdorur kryeministri aktual slloven” – deklaroi Kurti.

“Shikoni, kjo është një fushatë e madhe që po zhvillohet e ku është edhe Serbia brenda. Nuk bën të zbrapsemi tash. Edhe profesor Martin Berishaj e ka dhënë shpjegimin e vet publikisht” – deklaroi ai.

Të ngjashme