Sport
Skandal: Volejbollistet serbe me gjeste raciste fyejnë kundërshtaret, videoja bëhet virale
Demokracia
13:53 | 01 Gusht 2021

Share:

Ekipi olimpik serb vazhdon të sjellë gjeste të shëmtuara në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Pas kritikave të mëdha që mori serbi, Novak Djokovic për gjestet që bëri gjatë ndeshjes çerekfinale të tenistit, një gjest shumë më të shëmtuar e ka bërë volejbollistja serbe, transmeton Demokracia.com.

Gjatë ndeshje Serbia – Japonia që u mbyll me fitoren e serbeve 3:0, një lojtare e Serbisë me gjeste raciste e ka përqeshur kundërshtaren.

Ajo shihet duke i prekur sytë e saj për t’i ngjasuar atyre japoneze, derisa videoja është shpërndarë edhe në televizionin publik të Japonisë kur është bërë pastaj virale pastaj edhe në rrjetet sociale.

Më poshtë mund ta shihni gjestin e shëmtuar te volejbollistet serbe. /Demokraci.com

Të ngjashme