Sport
Skandal: Televizioni publik spanjoll e paraqet Kosovën në këtë mënyrë në tabelën e rezultatit
Demokracia
21:11 | 31 Mars 2021

Share:

Kanë kaluar 20 minuta në ndeshjen e sontme mes Spanjës dhe Kosovës, raporton Demokracia.com.

Kombëtarja e Spanjës po përballet sonte me Kosovën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas 15 minutash, rezultati është 0:0, por në sytë e shikuesve të televizionit publik spanjoll “La 1” ka bërë bujë mënyra se si është paraqitur emri i Kosovës në tabelën e rezultatin.

“kos”, vetem me shkronja të vogla është paraqitur Kosova, ndryshe nga që ishte paraqitur me shkronja të mëdha në ndeshjet e kaluara.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B eliminator. /Demokracia.com

Të ngjashme