Maqedonia e Veriut ka marrë një fitore të thellë mbrëmë ndaj Lihteshtejnit me rezultat 5:0, Por është shoqëruar me një detaj skandaloz.
Ishte pikërisht goli i fundit i ndeshjes, që ka krijuar një situatë aspak të këndshme te kombëtarja maqedonase. Ilija Nestorovksi, pasi ia doli të shënojë nga penalltia, shkoi me shpejtësi te kamera dhe shpërthen në të shara dhe ofendime, teksa vendos edhe gishtin, duke bërë me shenjë se duhet të pushojnë.
Një mesazh i qartë ky për dikë, që nuk u kuptua fillimisht nga ndjekësit e ndeshjes. Në këtë situatë, trajneri Angelovski ka vendosur ta përjashtojë lojtarin nga kombëtarja për ndeshjet e ardhshme.
Ka qenë vetë Nestorovski që ka sqaruar gjithçka, teksa nëpërmjet një postimi në profilin e tij shkruan: “I kërkoj falje të gjithëve që mendojnë se ofendimet ishin për tifozët. Ato nuk ishin për tifozët, por për disa persona të caktuar. Maqedonia për mua është e shenjtë, kam mbajtur edhe shiritin e kapitenit në dy ndeshje. Jam munduar të jap gjithmonë më të mirën. Gjithçka ishte për disa individë të caktuar”. /Demokracia.com
UNE PUNITION POUR NESTOROVSKI !
Après avoir marqué un but hier, Ilija Nestorovski a insulté des gens à la caméra, il a ensuite expliqué la raison sur instagram, Igor Angelovski n'a pas apprécié ce langage, il a donc décidé de renvoyer Ilija Nestorovski dans son club. pic.twitter.com/vgjASrqS8q
— Football Macédonien FR 🇲🇰 (@FrMacedonien) March 29, 2021