E kishin menduar të jetë një ndeshje vëllazërore por doli krejt e kundërta.
Skuadra ruse Alanya dhe ajo serbe Cukaricki ka sjellë pamje skandaloze pasi lojtarët janë përleshur ndërmjet vete, transmeton Demokracia.com.
Ndeshja Alanya – Cukaricki u ndërpre në minutën e 44-të për shkak të sjelljes së çmendur të futbollistëve të skuadrës ruse.
Mediet serbe kanë shkruar se fatmirësisht kanë ndërhyrë dyja stafet dhe e kanë evituar më të keqën pasi situata ka qenë tejet e tensionuar. /Demokracia.com