Sport
Skandal në Rusi: Drejtori i klubit largohet nga detyra, publikoi foto të “nxehta” me gazetaren e sportit
Demokracia
09:33 | 03 Qershor 2021

Share:

Kryetari i Bordit të drejtorëve të klubit të futbollit Ufa, Rostislav Murzagulov është larguar nga detyra.

Deri te vendimi për largimin e tij nga klubi erdhi për shkak të publikimit të fotografive të “nxehta” me gazetaren sportive, Ulyana Trigubchak, shkruan Demokracia.com.

Në një deklaratë Murzakulov është shprehur se ai ishte i gatshëm për një gjë të tillë.

‘’Unë e dija që Baskirian konservatore do të më dënonin për këtë sesion fotografik. Isha pothuajse i sigurt se do të largohesha  nga udhëheqja e Ufas.” është shprehur Murzagulov.

Ulijana dhe Murzagulov njihen prej kohësh, ashtu siç shihet në fotografitë e publikuara. /Demokracia.com

Të ngjashme