Sport
Skandal në “Old Trafford”: Një tifoz tentoi ta sulmonte Ronaldon, nuk do ta besoni reagimin e portugezit
Demokracia
09:08 | 21 Tetor 2021

Share:

Një tifoz ka  tentuar ta sulmojë yllin portugez të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldon mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes kundër Atalantës.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 3-2 me rikthim të madh në rezultat ndaj italianëve në “Old Trafford”, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes, Ronaldo derisa po ecte në fushën e blertë një tifoz vrapoi në drejtim të 36-vjeçarit.

Në plan të parë u mendua se është një tifoz që kërkonte fotografi me të, mirëpo ai e kapi për fanelle Ronaldon, ndërsa sigurimi reagoi shpejt për të evituar ndonjë incident të mundshëm.

Sidoqoftë, Ronaldo këtë veprim të tifozit e mori me sportivitet duke buzëqeshur.

Cristiano Ronaldo ishte “heroi” i Man Unitedit, ngase shënoi golin e fitores në minutën e 81-të.

Më poshtë mund ta shikoni momentin. /Demokracia.com

Të ngjashme