Një skandal i madh ka ndodhur para pak çastesh në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve mes Pyunik Yerevan dhe Crvena Zvezdës.
Mesazhet politike, nacionaliste serbe vazhdojnë të shpalosen në disa shtete pa ndikim të madh, përcjell Demokracia.com.
Tifozët armenë të Pyunik kanë lënë anash ndeshjen për t’ua bërë qefin vetes dhe serbëve, duke shpalosur mesazhin “Kosova është Serbi” dhe “Kharabagh është Armeni”.
Të kënaqur me këto sjellje i gjithë stadiumi duartrokitën veprimin skandaloz të vendasve. Sigurisht se shtëpia e futbollit në Evropë, UEFA do të marrë masa ndaj këtij veprimi.
Edhe mediumet serbe kanë raportuar me krenari gjestin e shëmtuar të katër apo pesë tifozëve armenë./Demokracia.com/