Sport
Skandal në NBA: Tifozët e Dallasit shtyjnë nënën dhe gruan e Chris Paul, lojtari zemërohet, reagon edhe sigurimi
Demokracia
11:16 | 09 Maj 2022

Share:

Skandal i madh ka ndodhur gjatë ndeshjes së katërt të gjysmëfinales së Konferencës Lindore në ligën e NBA ndërmjet Filadelfias dhe Miamit.

Fillimisht nuk dihej se çfarë ka ndodhur saktësisht, por pamjet pas ndeshjes tregojnë detaje skandaloze. Përkatësisht, tifozët e Dallas Mavericks kanë shqetësuar familjen e Chris Paul, i cili ishte në fushë.

Sipas ESPN, njëri prej tyre vuri dorën mbi nënën e Chris, Robin, dhe tjetri mbi gruan e tij Jada. Megjithatë, ata nuk u ndalën me kaq, por filluan t’i shtyjnë ndërsa fëmijët e Paulit ishin me ta.

Siç shihet edhe në videon që disponohet, Paul ka qenë aq i inatosur sa ka dashur të merret në të njëjtën kohë me personat, gjë që është parandaluar edhe nga pjesëtarët e sigurimit, ndaj gjithçka ka mbetur vetëm fjalë.

“Shihemi më vonë”, bërtiti basketbollisti i Phoenix, i cili e përfundoi më herët ndeshjen e djeshme për gjashtë gabime personale./Demokracia.com/

Të ngjashme