Sport
Skandal në kampin e Anglisë: Ylli i skuadrës pas një sherri largohet nga Katari
Demokracia
11:59 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Ironikisht, një ditë para ndeshjes eliminatore të Anglisë kundër Francës të shtunën (20:00) mediat angleze zbulojnë një sherr të dhunshëm në kampin e Kupës së Botës të “Tre Luanëve”! Thuhet se bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Ben Ëhite (25), i cili u kthye në ishull më 30 nëntor.

Siç raporton “Daily Star”, shkak për këtë ka qenë një mosmarrëveshje me ndihmës trajnerin Steve Holland (52) në takimin e ekipit para ndeshjes së dytë të grupit kundër SHBA-së (0-0). Asistentit të trajnerit të kombëtares Gareth Southgate (52) thuhet se nuk i ka pëlqyer fakti, që Ëhite ka lënë përshtypje negative në takim me njohuri të pamjaftueshme për kundërshtarin dhe statistikat e tij.

Përveç kësaj, thuhet se ylli i Arsenalit, Ëhite, mendohet se e ka pasur shumë të vështirë integrimin në skuadër. Ai ka patur konflikte me portierin zëvendësues Aaron Ramsdale (24) dhe sulmuesin Bukayo Saka (21), dy lojtarë të tjerë në skuadër.

Mediat angleze spekulojnë se White nuk ishte i kënaqur me rolin e tij në pankinë. Mbrojtësi qendror është mësuar që gjërat t’i shkojnë vetëm përpjetë. Ëhite erdhi te Brighton nga ekipi i të rinjve të Southampton në vitin 2014. Lëvizja prej 58.5 milionësh te Arsenali pasoi në verë, ku ai ka qenë një lojtar i përhershëm në formacionin fillestar që atëherë.

Konflikti: Kur Ëhite u largua nga Katari pa luajtur qoftë edhe një ndeshje në Kupën e Botës, FA dha se zyrtarisht largimi ishte për “arsye personale”, duke shkruar: “Ne presim që privatësia e lojtarit të respektohet në këtë moment”.

Klubi i tij i Arsenalit është përgjigjur në Instagram me një foto të lojtarit të zhytur në mendime dhe ka shkruar me zemër të kuqe: “Ne jemi të gjithë me ty Ben”. Ndërsa fillimisht dyshohej për një arsye të keqe personale të largimit, gjithçka duket se paska qenë shumë më ndryshe…

 

Të ngjashme