Sport
Skandal në futbollin serb, UEFA i dërgon letër federatës për ndeshje të manipuluara
Demokracia
11:26 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Shtëpia Evropiane e Futbollit UEFA, i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Serbisë duke informuar drejtuesit për një ndeshje të dyshimtë në futbollin serb.

Takimi mes Zelezniçarit dhe Timok 1919 (3:2) është nën vëzhgimin e autoriteteve hetimore të futbollit dhe në ditët në vijim komisioni disiplinor i FSS do të merret me këtë rast, shkruan “Sportklub”, transmeton Demokracia.com.

Dyshimi për rezultatin e ndeshjes së xhiros së gjashtë të Ligës së Parë të Serbisë është i bazuar në kuota! Ditën e ndeshjes, nga mëngjesi i 13 shtatorit e deri në fillim, në orën 16.30, vlera e fitores së vendasve ra intensivisht. Ajo arriti nivelin më të ulët pak para vërshëllimit të parë të gjyqtarit. Është evidentuar edhe një numër jashtëzakonisht i madh pagesash për fitoren e Zelezniçarit në pjesën e parë.

Raporti disiplinor i referohet katër futbollistëve të Timokut të cilët akuzohen se ndihmuan ekipin e Pançevos të arrinte tre pikë me veprime të pazakonta gjatë lojës.

Muajt ​​e fundit, në bazë të një raporti të UEFA-s, janë marrë në pyetje disa dëshmitarë të drejtpërdrejtë të ndeshjes në Pançevë dhe janë mbledhur një bollëk provash. /Demokracia.com

Të ngjashme