Sport
SKANDAL në “Euro2020”: Futbollisti serbo-austriak shau me nënë lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut
Demokracia
12:34 | 14 Qershor 2021

Share:

Futbollisti me prejardhje nga Serbia, Marko Arnautoviq që luan për Kombëtaren e Austrisë raportohet se ka ofenduar rëndë lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut nw ndeshjen e Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Arnautoviq realizoi në fitoren 3-1 të Austrisë kundër Maqedonisë së Veriut në takimin debutues, shkruan Demokracia.com.

Pas realizimit të golit, Arnautoviq thuhet se e ka sharë me nënë futbollistin shqiptar, Egzon Bejtullahin i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.

Kapiteni i Austrisë, David Alaba u pa duke tentuar t’ia mbyllte gojën serbo-austriakut në mënyrë që ta qetësonte atë.

Austria dhe Maqedonia e Veriut ndodhen në Grupin C të Kampionatit Evropian “Euro2020”. /Demokracia.com

Të ngjashme