Sport
Skandal në Champions: Presidenti dhe drejtori i PSG-së zbritën në fushë pas pjesës së parë dhe i bën presion gjyqtarit ndaj Realit
Demokracia
17:21 | 16 Shkurt 2022

Share:

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Kelaifi dhe drejtori sportive Leonardo dolën në fushë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Real Madridit, siç raporton Marca, për t’i bërë presion gjyqtarit kryesor, Daniele Orsat.

Gazetari Miguel Angel Toribio pretendon se për këtë kanë dëshmuar edhe njerëz nga Bashkimi Evropian i Futbollit (UEFA), përcjell Demokracia.com.

Spanjollët nuk janë të kënaqur me gjykimin dhe trajneri Carlo Ancelotti theksoi faktin se dy lojtarët që u kërcënuan me pezullim, Casemiro dhe Mendy, morën kartonë të verdhë.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë “të tensionuara”, kryesisht për shkak të njoftimit se Kylian Mbappe do të kalojë nga Parisi në Madrid gjatë verës.

Mbappe e zgjidhi ndeshjen me gol në minutën e katërt shtesë dhe ndeshja e kthimit është caktuar për 9 mars në Madrid./Demokracia.com/

Të ngjashme