Sport
Skandal në Bullgari: Dështon ambulanca, i bllokohen dyert dhe lojtari mbetet jashtë
Demokracia
13:18 | 22 Shkurt 2022

Share:

Futbolli në Ballkan vazhdon të sjellë skena interesante e shpeshherë edhe qesharake.

Bullgaria është një vend i Bashkimit Evropian, por ajo që u pa në derbin e Sofjes mes klubeve Slavija dhe CSKA mund të nënkuptohet me termin “skenë qesharake”, transmeton Demokracia.com

Në gjysmën e pjesës së parë lëndohet portieri i Slavijas, Georgi Petkov, pas një përplasjeje me sulmuesin e CSKA-së, Giorge Kaised.

Portieri me përvojë mbeti i lënduar në fushë, dëmtimi dukej i rendë për çka u desh të intervenojë ambulanca.

Portieri i dëmtuar ishte vendosur në barelë, por dera e furgonit nuk hapej. Ka zgjatur disa minuta ajo skenë e çuditshme, ku lojtarët e Slavijës përpiqen në çdo mënyrë të hapin derën, por nuk funksionon. Madje njëri nga shoferët i bie me këmbë derës. Komentuesi televiziv habitet nga skena të tilla, që do të bëjnë xhiron e botës dhe Evropës. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme