Sport
Skandal: Moldavia ia refuzon vizën Mirlind Dakut, shkak mosnjohja e Kosovës
Demokracia
15:43 | 07 Korrik 2022

Share:

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku nuk do mund ta ndihmojë skuadrën e tij, NS Mura në duelin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj ekipit moldav, Sf.Gheorghe.

Kjo për shkak se shteti i Moldavisë ia ka refuzuar vizën sulmuesit nga Gjilanit për shkak se nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, ka njoftuar mediumi slloven “delo.si”, transmeton Demokracia.com.

“Mura do të takohet me përfaqësuesen moldave tashmë. Skuadra e Damir Çontalës është favorit, edhe pse humbi disa lojtarë kyç, përfshirë Tomi Horvat , Klemno Šturm , Jan Gorenc dhe Nardin Mulahusejnoviç , por fitoi Nikola Petković , Martin Šroler , Kobie Morris, Dardan Shabanhaxhaj dhe Josip . Por sot ata do të jenë edhe pa kosovarin Mirlind Daku, të cilit iu refuzua viza dhe qëndroi në shtëpi për shkak se Moldavia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, shkruan mediumi slloven.

Ky refuzim nga Moldavia nuk ka kaluar edhe pa reagimin e Dakut i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij rreth këtij vendimi të institucioneve moldave.

“F*cking Politic System” – shkroi Daku në gjuhën angleze.

Mirlind Daku është transferuar te skuadra sllovene NS Mura nga Osijeku në fromë huazimi për një periudhë gjashtë mujore./Demokracia.com/

Të ngjashme