Lajme
SKANDAL| Kurti prezanton projektin e hekurudhës me hartën e Kosovës si pjesë të Serbisë! (Foto)
Demokracia
16:29 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Sot ka nisur punimet për rehabilitimin e hekurudhës Fushë Kosovë – Mitrovicë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Megjithatë, gjatë prezantimit të këtij projekti është bërë një gabim skandaloz.

Në hartën që e prezanton këtë projekt, Kosova paraqitet si “pjesë e Serbisë”, pasi që kufiri verilindor me Serbinë është paraqitur me vija të ndërprera. Pjesët e tjera të kufirit të Kosovës me vendet si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë me vijë të pandërprerë, që paraqet kufirin e një shteti, shkruan Demokracia.com.

Këtë hartë të Kosovës, Qeveria e ka dërguar në të gjitha mediat si njoftim i aktivitetit të kryeministrit Kurti.

 

“Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejt. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit. Përndryshe, transporti hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të këtij projekti.

Të njëjtën hartë më pas e ka publikuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, por duke tentuar të përmirësojë gabimin e shefit të saj. Në hartën e publikuar nga ky subjekt politik, kufijtë e Kosovës janë shtetëror edhe me Serbinë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme