Lajme
SKANDAL| Këshilltari i ministrit Mehaj me bindje komuniste, shpërndanë një status të rëndë anti-SHBA
Demokracia
22:04 | 30 Janar 2023

Share:

Lëvizja Vetëvendosje dhe militantët e saj janë hedhur në aksion për të kundërshtuar kërkesën e SHBA-së që Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në mënyrë që të mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Të nxitur nga lideri i tyre, Albin Kurti njerëzit e LVV-së po dalin hapur kundër Amerikës, duke harruar kontributin e këtij shteti mik e aleat për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Në rresht me anti-amerikanët e LVV-së është futur edhe Sami Hajrullahu, këshilltari politik i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkruan Demokracia.com.

Hajrullahu në profilin e tij në Facebook ka postime për 29 Nëntorin që njihet si Dita e Çlirimit antifashist të Shqipërisë dhe lavde të panumërta për diktatorin Enver Hoxhaj. Ai sot e ka shpërndarë edhe një postim anti-amerikan të komunistëve të Shqipërisë.

Hajrullahu e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook postimin e Muharrem Xhafës, një komunist nga Shqipëria, i cili shkruan zi e terr kundër SHBA-së.

“SHBA-të dhe Europa jo vetëm të shesin, po edhe të vrasin për Rusinë dhe Serbinë!”, është një rresht në postimin e Xhafës që e ka shpërndarë këshilltari i Mehjat.

Të ngjashme